Politike

Boçi: Mosbindja civile do vazhdojë deri në arritjen e qëllimit final, qeveri teknike dhe liri e liderit të opozitës!

Gjatë fjalës së tij Boçi u shpreh se mosbindja civile do të vazhdojë deri në arritjen e qëllimit final. Ai shtoi se qëllimi i tyre final është qeveria teknike dhe dhënia e lirisë së liderit të opozitës si dhe ndaljes së inkuizicionit ndaj krerëve të opozitës në Shqipëri.

29 Tetor 2024, 20:13 Nga N.F
Boçi: Mosbindja civile do vazhdojë deri në arritjen e
Boçi

MILOT- Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi pas përfundimit të mosbindjes civile në Milot ka folur para mediave. Gjatë fjalës së tij Boçi u shpreh se mosbindja civile do të vazhdojë deri në arritjen e qëllimit final. Ai shtoi se qëllimi i tyre final është qeveria teknike dhe dhënia e lirisë së liderit të opozitës si dhe ndaljes së inkuizicionit ndaj krerëve të opozitës në Shqipëri.

"Mosbindja civile do të vazhdojë deri në arritjen e qëllimit final, qeveria teknike dhe dhënia e lirisë së liderit të opozitës dhe ndaljes së inkuizicionit ndaj krerëve të opozitës në Shqipëri. Faleminderit për transmetimet live për të qënë pranë qytetarëve.," tha ai.

 

protesta e opozites 29 tetor 2024

Sondazh

Poll