Politike

Përfundon protesta e opozitës në kryeqytet, Noka: Sot ishte ditë e zezë për narkoregjimin dhe narkoshtetin, mosbindja civile po i jep frytet

Ai ritheksoi se qeveria teknike është e vetmja zgjidhje për Shqipërinë dhe shqiptarët. 

29 Tetor 2024, 19:53 Nga r.ll
Përfundon protesta e opozitës në kryeqytet, Noka: Sot ishte
flamur noka

TIRANË- Ka përfunduar protesta e opozitës edhe në kryeqytet. Deputeti i PD-së Flamur Noka falenderoi pjesëmarrësit në protestë, ndërsa e cilësoi ditën e sotme si "ditë të zezë për narkoregjimin". 

Ai tha se protestat nuk do të ndalen, ndërsa shtoi se mosbindja civile po i jep frytet e veta. Ai ritheksoi se qeveria teknike është e vetmja zgjidhje për Shqipërinë dhe shqiptarët. 

"Sot ka qenë një ditë e jashtëzakonshme. Dua të falënderoj me mirënjohje të pafundme të gjithë të rinjtë, të rejat, qytetarët që iu përgjigjën ftesës së opozitës për këtë hap të madh të mosbindjes civile. Dua të falenderoj gjithashtu edhe qytetarët shqiptarë në përgjithësi që bënë gjithçka të shmangin përplasjet në këtë ditë dhe iu bindën thirrjes së opozitës që me heshtjen e tyre të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Dua të bëj me dije se sot ka qenë një ditë e zezë për narkoregjimin dhe bandat e pushtetit.

Të tmerruar, ata kanë sjellë narkopolicinë në çdo kryqëzim me qëllim që të intimidojnë opozitën. Por me këtë sjellje të tyre ata trguan se janë në panik dhe mosbindja civile ka filluar të japë frytet e veta. Qëndresa, rezistenca jonë do të vazhdojë. Mosbindja civile do jetë ajo që do i sjellë zgjidhje Shqipërisë dhe shqiptarëve. Qeveria teknike është e vetmja zgjidhje për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kthim pas nuk ka, qëndresa dhe rezistenca do japin frytet e saj.", tha Noka 

flamur noka protesta e opozites 29 tetor 2024

Sondazh

Poll