29 Tetor 2024, 10:16
Nga I.A
Makina
ELBASAN- Detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi me ekspoziv mëngjesin e sotëm në Elbasan. Mësohet se shkaku që 25-vjeçari i ka vënë lëndën plasëse në makinën e Renato Çepajt ka qenë në konflikt i vjetër mes tyre. Ndërkohë që nga shpërthimi i eksplozivit ka mbetur i vdekur vetë autori Kristi Balukja.
Njoftimi i Policisë:
Elbasan/Informacion shtesë Në vijim të informacionit të dhënë mëngjesin e sotëm, ku si pasojë e shpërthimit të lëndës eksplozive, gjatë vënies së saj, në automjetin tip "Volksëagen" në pronësi të shtetasit R. Ç., në lagjen "Shënkoll", ishte dëmtuar autori, i cili humbi jetën në spital, ju informojmë se pas verifikimeve të kryera, është identifikuar ky shtetas, konkretisht K. B., 25 vjeç, banues në Elbasan.
Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se 25-vjeçari, për shkak të një konflikti të vjetër, për motive të dobëta, mëngjesin e sotëm, ka vënë lëndë eksplozive në automjetin e shtetasit R. Ç. Lënda eksplozive ka shpërthyer gjatë vënies dhe si pasojë 25-vjeçari ka humbur jetën, në spital. Një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga strukturat hetimore të DVP Elbasan dhe të Komisariatit të Policisë Elbasan, si dhe nga ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale në DPPSH, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën pët të zbardhur të gjitha rrethanat e këtij rasti.
renato Çepaj kristi balukja
Aktualitet
29 Tetor 2024, 10:06
M.B
Viktima dhe autori
LEZHA- Familja e Kristjan Cenaj, të akuzuar për vrasjen dhe groposjen e 16-vjeçarit Maringlen Gjonaj në Fushe-Kuqe...
Aktualitet
29 Tetor 2024, 09:53
M.B
Ilir Proda
TIRANA- Drejtori i Përgjitshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i ka dhënë porositë vartësve t&eu...
Aktualitet
29 Tetor 2024, 09:57
I.A
Foto Ilustruese
ELBASAN- I riu që u vra gjatë tentativës për t'i vënë eksploziv makinës së një 40-vj...
Aktualitet
29 Tetor 2024, 09:32
M.B
Foto ilustruese
LEZHA- Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në në Gjadër të Lezhës nga ku m&eum...
Aktualitet
29 Tetor 2024, 09:26
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- 63-vjeçarja me inicialet L. B., e cila u përplas dje nga një automjet nën e Valiasit, ka ndërruar j...
Aktualitet
29 Tetor 2024, 09:12
M.B
Foto ilustruese
MORINË- 38-vjeçari Burim Bajrami, nga Kosova, është arrestuar në pikën kufitare të Morinës p...
Aktualitet
29 Tetor 2024, 09:02
M.B
Automjeti
ELBASAN- Pamjet e mësipërme tregojnë se çfarë ka mbetur pas shpërthimit me eksploziv në automjetin e Re...
Aktualitet
29 Tetor 2024, 08:55
M.B
Foto ilustruese
LEZHA- Një ditë pas aksidentit të ndodhur në Dajç të Lezhës, 30-vjeçari Françesk Mazogaj...
Aktualitet
29 Tetor 2024, 08:34
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
ELBASAN- Është zbuluar dhe identiteti i shënjestrës së atentatit me eksploziv në Elbasan që i ...
Aktualitet
29 Tetor 2024, 08:24
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
ELBASAN- Pamjet e mësipërme tregojnë vendin e ngjarjes ku ndodhi shpërthimi me eksploziv që i mori ...