Aktualitet

Automjeti përplasi këmbësoren në Valias, 63-vjeçarja ndërron jetë në spital gjatë natës

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të dy ngjarjeve.

29 Tetor 2024, 09:26 Nga M.B
Automjeti përplasi këmbësoren në Valias, 63-vjeçarja
Foto ilustruese

TIRANA- 63-vjeçarja me inicialet L. B., e cila u përplas dje nga një automjet nën e Valiasit, ka ndërruar jetë në spital gjatë natës. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme rreth orës 17:20 teksa një 24-vjeçar duke drejtuar automjetin ka aksidentuar këmbësoren. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të dy ngjarjeve.

Njoftimi:

Tiranë/Informacione paraprake

Më datë 28.10.2024, rreth orës 17:20, në Valias, shtetasi E. S., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasen L. B., rreth 63 vjeçe. Si pasojë e dëmtimeve të marra kjo shtetase ka ndërruar jetë në spital gjatë natës.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të dy ngjarjeve.

aksident tirane

Sondazh

Poll