Aktualitet

EMRAT/ Mori plagë të rënda pas përplasjes me zetorin në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 30-vjeçari që drejtonte motorin 

Ndërkohë, mësohet se Policia vendore ka arrestuar edhe drejtuesin e mjetit bujqësor, duke ia nënshtruar hetimeve për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

29 Tetor 2024, 08:55 Nga M.B
EMRAT/ Mori plagë të rënda pas përplasjes me zetorin në
Foto ilustruese

LEZHA- Një ditë pas aksidentit të ndodhur në Dajç të Lezhës, 30-vjeçari Françesk Mazogaj, drejtuesi i motorit, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës. 30-vjeçari mori plagë të shumta nga përplasja me zetorin që drejtohej nga Gaspër Daija, ditën e djeshme.

Ndërkohë, mësohet se Policia vendore ka arrestuar edhe drejtuesin e mjetit bujqësor, duke ia nënshtruar hetimeve për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

lezha

Sondazh

Poll