Aktualitet

Anija me mbetje të rrezikshme në Durrës, Jim Puckett: Kanë pluhur që del nga oxhaqet e metalurgjisë, përgjegjësia e qeverisë t'i japë zgjidhje

Puckett deklaroi se ministrisë së Mjedisit i kanë kërkuar tre kampione, një ta analizojnë ata dhe dy në laboratorë të tjerë dhe tha se ishte i gatshëm të marrë pjesë në analizim.

28 Tetor 2024, 21:41 Nga r.ll
Anija me mbetje të rrezikshme në Durrës, Jim Puckett: Kanë
jim puckett

TIRANË- Drejtori ekzekutiv i Rrjetit të Aksionit të Bazelit, Jim Puckett ka folur sërish mbrëmjen e sotme lidhur me mbetjet që përmbajnë 200 kontejnerët në anijen "Moliva" që ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Durrës. Puckett tha se nuk ka dyshim se lënda në kontejnerë është pluhur që del nga oxhaqet e metalurgjisë, ndërsa shtoi se ka dyshime edhe për kimikate të tjera shumë të rrezikshme. 

I ftuar në "Open" në News24, ai tha se kontejnerët duhet vendosur në vend të sigurt larg efekteve atmosferike si shiu, ku theksoi se është përgjegjësi e qeverisë që ti japë zgjidhje këtyre mbetjeve. Ai u shpreh se për raste të tjera duhet të trajtohen në landfille të përshtatshme, sepse nëse rrjedhin shkaktojnë ndotje të madhe. Puckett deklaroi se ministrisë së Mjedisit i kanë kërkuar tre kampione, një ta analizojnë ata dhe dy në laboratorë të tjerë dhe tha se ishte i gatshëm të marrë pjesë në analizim.

“Pluhuri përshkruhet i tillë në faturat që kanë shoqëruar transportimin. Ky përshkrim është i njëjtë me të dhënat që ne kemi marrë nga informatori që kishim në këtë rast. Nuk ka dyshim që bëhet fjalë për pluhurat që dalin nga oxhaqet e metalurgjisë. Është një mbetje që del nga metalurgjia dhe që e njohim. Arseniku u gjet në Tajlandë, në fabrikën ku ishin destinuar të shkonin atje. Por ne kemi dyshime që mund të ketë arsenik. Ka edhe kimikate shumë të rrezikshme, plumbi që dyshohet se është pjesë përbërëse që është i rrezikshëm për fëmijët, për sistemin nervor.

Mendoj që prokuroria kërkon të bëjë një proces të sigurt. Ne kemi bërë me dije që është mirë që këto kontejnerë të vendosen në një vend të sigurt dhe mos jenë në efektet atmosferike si shiu. Sa më shumë që të zbarkohet anija aq më mirë është. Nga riciklimi i këtyre mbetjeve përfitojmë vetëm zinkun. Kjo ngarkesë është përgjegjësi e qeverisë që ti japë zgjidhje, por në të ardhmen duhet të trajtohen në landfille të përshtatshme, sepse nëse rrjedhin shkaktojnë ndotje të madhe

Hapi tjetër i rëndësishëm është që të gjejmë të vërtetën dhe mos i lëmë hapësirë spekulimeve, por të zbulojmë të vërtetën. Ne kemi pasur një takim me zv ministren e mjedisit, kemi kërkuar qartësi dhe kemi kërkuar një kampion të ndarë të mbetjeve që të ndahet në tre pjesë, një pjesë ne dhe dy pjesë nga laboratorë të tjerë. Unë jam i gatshëm të marr pjesë në këtë analizim”, tha Puckett.

 

jim puckett mbetjet e rrezikshme ne durres

Sondazh

Poll