Aktualitet

Drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe përplasi një këmbësor 55 vjeçar, arrestohet i riu në Lushnje

Gjithashtu në Divjakë janë arrestuar dy persona pasi u kontatuan duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. 

28 Tetor 2024, 16:18 Nga E. D
Drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe përplasi një
foto ilustruese

LUSHNJE- Një 23 vjeçar është arrestuar në Lushnje, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur ka përplasur një 55 vjeçar, këmbësor i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu në Divjakë janë arrestuar dy persona pasi u kontatuan duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. 

Njoftimi i Policisë:

-M. A., 23 vjeç, banues në Lushnjë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur me automjet, shtetasin F. H., 55 vjeç, këmbësor, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën M. Rr., 25 vjeç dhe A. D., 34 vjeç, të dy banues në Divjakë, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

policia e lushnjes

Sondazh

Poll