Aktualitet

Belgjika e kishte dënuar me burg të përjetshëm, arrestohet shqiptari në Spanjë! Ndihmoi organizatën kriminale të vriste një person

 Siç raportohet shqiptari ishte arratisur nga Belgjika, ku kërkohej për të vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm. 

28 Tetor 2024, 15:53 Nga E. D
Belgjika e kishte dënuar me burg të përjetshëm, arrestohet
pamje nga arrestimi

SPANJË-Një shqiptar është arrestuar nga policia spanjolle në aeroportin e Valencias. Mësohet se 43-vjeçari shqiptar ishte i dënuar me burg të përjetshëm në Belgjikë. Siç raportohet shqiptari ishte arratisur nga Belgjika, ku kërkohej për të vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm. 

Mediat e huaja shkruajnë se ai kërkohej nga autoritetet belge se kishte dhënë informacion për kryerjen e një vrasjeje në atë vend. Madje i ka ndihmuar që ta vrisnin personin kur po hynte në banesën e tij, në Belgjikë. Autoritetet policore shpjeguan se i kërkuari po tentonte të hynte në Spanjë me dokumente të falsifikuara.

Nga verifikimi i thelluar në sistemin e kontrollit në aeroport, është zbuluar se ai ishte personi i kërkuar për krime të rënda, si përfshirja në organizatë kriminale, agresioni dhe ndihma në vrasje. Ngjarja për të cilën akuzohet dhe është hetuar ka ndodhur në vitin 2022. Shqiptari është izoluar në ambientet e paraburgimit, në pritje edhe të ekstradimit, teksa u njoftuan edhe autoritetet belge për procedurat.

policia spanjolle

Sondazh

Poll