Aktualitet

Interpoli i Emirateve të Bashkuara Arabe konfirmon arrestimin e Durim Bamit, çfarë pritet të ndodhë me të

Në vazhdim do të vendoset nëse Bamin do ta sjellin në Shqipëri, ndërsa policia shqiptare është në kontakt me homologët e Abu Dhabi.

28 Tetor 2024, 15:00 Nga r.ll
Interpoli i Emirateve të Bashkuara Arabe konfirmon arrestimin e Durim
durim bami

DUBAI- Interpoli i Emirateve të Bashkuara Arabe ka konfirmuar arrestimin e njërit prej emrave më të famshëm të botës së krimit, Durim Bami. Në vazhdim do të vendoset nëse Bamin do ta sjellin në Shqipëri, ndërsa policia shqiptare është në kontakt me homologët e Abu Dhabi. Nga informacionet e deri tanishme, Interpol pritet të ndjekë të njëjtën procedurë si me Plaurent Dervishajn dhe Julian Meçajn, pra deportimin në Shqipëri. 

Arrestimi i tij është, është kryer nga policia e Dubait në datën 21 Tetor 2024, dhe që prej asaj dite po mbahet i izoluar. Ende nuk dihet asnjë informacion me saktësi se çfarë e solli arrestimin e tij për herë të dytë. Ndërsa, sipas raportimeve, arsyeja e arrestimit po mbahet në mënyrë diskrete nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Posaçme. 

Në muajin qershor, i shumëkërkuari i Shqipërisë, Durim Bami, u arrestua në Dubai, por u la i lirë disa ditë më pas. Bami u mbajt për rreth 40 ditë, sipas periudhës së parashikuar për paraburgimin nga autoritetet vendase, e më pas Gjykata ka vendosur ta lërë të lirë, duke mos e ekstraduar drejt vendit tonë.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi në muajin maj masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Sigurimi kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kultivim i lëndëve narkotike”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”. Bami akuzohej për sigurimin e kushteve për të vrarë ish-deputetin e PS-së në Lezhë, Arben Ndoka, si dhe sigurimin e kushteve për të vrarë dy miqtë e Ervis Martinajt, Erigers Mihasin dhe Hektor alias Tori Xheçuka.

durim bami interpoli i emirateve te bashkuara arabe

Sondazh

Poll