Aktualitet

Aksident me vdekje në “Mamurras-Dukagjin i Ri”/ Humb jetën 20-vjeçari, arrestohet drejtuesi i motomjetit i cili ishte pa patentë

Policia njofton se për rastin ka rënë në pranga 18-vjeçari me iniciale A.D. pasi duke drejtuar motorin pa leje drejtimi ka aksidentuar të riun. 

28 Tetor 2024, 13:56 Nga ZH.LL
Aksident me vdekje në “Mamurras-Dukagjin i Ri”/ Humb jetën
Foto ilustruese

KRUJË- Një 20-vjeçar është përplasur nga një mjet mbrëmjen e djeshme në rrugën dytësore “Mamurras-Dukagjin i Ri” dhe ka humbur jetën në spital.

Policia njofton se për rastin ka rënë në pranga 18-vjeçari me iniciale A.D. pasi duke drejtuar motorin pa leje drejtimi ka aksidentuar të riun. 

“Specialistët e Seksionit të Menaxhimit të Trafikut Urban dhe Interurban Krujë arrestuan shtetasin A. D., 18 vjeç, banues në Thumanë, pasi mbrëmjen e djeshme, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, në rrugën dytësore “Mamurras-Dukagjin i Ri”, ka aksidentuar shtetasin A. P., 20 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 20-vjeçari ka humbur jetën në spital”, njofton policia.

kruje aksident me vdekje

Sondazh

Poll