Aktualitet

Arrestime në Tiranë për vepra të ndryshme penale, aksident me vdekje, dhunë në familje dhe përndjekje

Një 54-vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij në mënyrë të vazhdueshme dhe ka goditur të dashurin e saj.

28 Tetor 2024, 13:46 Nga ZH.LL
Arrestime në Tiranë për vepra të ndryshme penale, aksident
Foto ilustruese

TIRANË- Policia e Tiranë ka kryer disa arrestime për vepra të ndryshme penale.

Një 54-vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij në mënyrë të vazhdueshme dhe ka goditur të dashurin e saj.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A. M., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij dhe ka goditur me grusht të dashurin e saj”, njofton policia.

Gjithashtu, në pranga ka rënë dhe një 31-vjeçar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, si dhe ka dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.

Po ashtu, “Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit: E. Ç., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij; I. V., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj xhaxhait të tij.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit: A. H., 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase;

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin E. M., 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe vajzës së saj.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin E. G., 27 vjeç, banues në Babrru, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij".

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

policia e tiranes arrestime vepra te ndryshme penale

Sondazh

Poll