Politike

Një javë në qelinë e paraburgimit/ Meta zhvillon sot takimin e parë me familjarët e tij, kush e vizitoi te "313"

Gjatë qëndrimit te 313, Meta ishte vizituar vetëm nga avokati i tij, Genc Gjokutaj. 

28 Tetor 2024, 15:26 Nga r.ll
Një javë në qelinë e paraburgimit/ Meta zhvillon sot takimin
ilir meta

TIRANË- Një javë pas arrestimit kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka takuar ditën e sotme disa nga familjarët e tij në ambientet e paraburgimit të "313". Prokuroria e Posaçme ka dhënë leje që ish-presidenti të vizitohet në burg nga të afërmit e tij. Sipas raportimeve djali, vajza dhe motra e tij kanë qenë familjarët e parë që kanë vizituar Metën ditën e sotme. Gjatë qëndrimit te 313, Meta ishte vizituar vetëm nga avokati i tij, Genc Gjokutaj. 

Ish-presidenti është vizituar ditët e para pas arrestimit nga djali, Besar Meta, në ambientet e Bllokut të Sigurisë në rrugën “Mine Peza”. Ndërkohë ish-bashkëshortja e tij, deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi tha për gazetarët se nuk do të shkonte ta takonte, pasi edhe sikur ajo të donte, Meta nuk do të pranonte. 

Ish-presidenti dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua më 21 tetor me urdhër të SPAK në zonën e "Casa Italia" në Tiranë. Meta akuzohet për pastrim parash, korrupsion pasiv dhe mosdeklarim pasurie. Në njoftimin e SPAK thuhet se objekti i hetimit të këtij procedimi janë veprimet korruptive të zyrtarëve të shtetit në lidhjen dhe zbatimin e kontratës së shërbimit CEZ-DIA. 

ilir meta burgu 313

Sondazh

Poll