Politike

Diskutime në kuadër të javës së gjelbër, mbahet sot seanca e radhës plenare në Kuvend

Mësohet se në kuadër të javës që gjelbër, pritet që të diskutohen çështjet e evidentuara nga zgjedhësit e qytetarët në terren.

28 Tetor 2024, 10:34 Nga M.B
Diskutime në kuadër të javës së gjelbër, mbahet
Kuvendi

TIRANA- Kuvendi i Shqipërisë do mbajë sot seancën e radhës plenare në orën 17:00. Në rend dite është parashikuar miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 17.10.2024. Mësohet se në kuadër të javës që gjelbër, pritet që të diskutohen çështjet e evidentuara nga zgjedhësit e qytetarët në terren teksa këto do të zgjasin jo më shumë se 4 orë.

Seanca plenare e 17 tetorit u shoqërua me tensione, pasi opozita, ashtu siç kishte paralajmëruar, vijoi aksionin e saj me deputetët që u përplasën me Gardën jashtë ambienteve të Kuvendit si dhe me forcat e Policisënpas mbërritjes së grupit të protestuesve që ndodheshin para Bashkisë së Tiranës. Nga këto përplasje pati dhe akuza nga ana e deputetëve të opozitës për kërcënim me armë nga punonjësit e policisë që mbërritën para oborrit të Kuvendit.

Ndërkohë, ditën e nesërme në orën 17:00 opozita ka paralajmëruar protestën e radhës, ku sipas tyre do të ketë bllokim të disa akseve dhe rrethrrotullimeve kryesore të vendit.

 

Diskutime në kuadër të javës së gjelbër, mbahet

kuvendi

Sondazh

Poll