Bota

E rëndë në Prishtinë, vëllai plagos për vdekje vëllanë me thikë, shkak një mosmarrëveshje

Mësohet se një person është therur për vdekje me thikë në rrugën “Tirana”. Sipas mediave në Kosovë se vëllai ka vrarë vëllanë, si shkak i një mosmarrëveshjeje.

27 Tetor 2024, 22:47 Nga N.F
E rëndë në Prishtinë, vëllai plagos për vdekje
Foto ilustruese

PRISHTINË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Prishtinë. Mësohet se një person është therur për vdekje me thikë në rrugën “Tirana”. Sipas mediave në Kosovë se vëllai ka vrarë vëllanë, si shkak i një mosmarrëveshjeje.

Gjithashtu bëhet me dije se një tjetër person është në QKUK ku po merr ndihmën mjekësore si pasojë e plagëve të marra nga arma ftohtë. Policia ka konfirmuar se rasti ka ndodhur në orën 20:30.


“Ekipi shëndetësor ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Policia është duke u marrë me rastin dhe hetimet janë duke u zhvilluar nga njësitet kompetente për të sqaruar motivin apo rrethanat e tjera që kanë çuar deri te ky rast i rëndë”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Ndërsa, drejtori i Emergjencës i QKUK-së, Naser Syla tha se gjendja e të plagosurit është stabël.

“Një i lënduar me armë të ftohtë, është duke u trajtuar në QE, për momentin janë duke u kryer ekzaminimet e duhura, gjendje stabile është”, u shpreh Syla.

 

plagosje ne prishtine vrasje ne prishtine viktime

Sondazh

Poll