Bota

Deputeti laburist Mike Amesbury godet me grusht një burrë në rrugë, pezullohet nga partia (VIDEO)

Në një moment teksa po fliste me të Amesbury fillimisht godet me grusht personin dhe e hedh në tokë. Më pasi ai nuk ndalet dhe vijon e godet atë teksa është i shtrirë në tokë.

27 Tetor 2024, 22:35 Nga N.F
Deputeti laburist Mike Amesbury godet me grusht një burrë në
Deputeti

ANGLI- Një deputet i Partisë Laburiste u përjashtua pasi ai goditi me grusht një kalimtar, duke pretenduar se e kishte kërcënuar, pas një nate me miqtë. Mike Amesbury, u përjashtua pasi pamjet e CCTV-së e tregojnë momentin e dhunës. Në një moment teksa po fliste me të Amesbury fillimisht godet me grusht personin dhe e hedh në tokë. Më pasi ai nuk ndalet dhe vijon e godet atë teksa është i shtrirë në tokë.


Një video tjetër tregon “vazhdimin” momentin ku Amesbury dëgjohet duke i thënë dikujt jashtë kamerës: “nuk do ta kërcënosh më deputetin”. Një zëdhënës laburist tha se Amesbury, i cili është zgjedhur në Runcorn dhe Helsby në Anglinë veriperëndimore, po bashkëpunonte me hetimin e policisë. Deri në përfundimin e këtij hetimi, i pezullohet statusi partiak.

Në një deklaratë të lëshuar nga deputeti të shtunën, para se të publikohej video, ai pohoi se ndihej i kërcënuar në rrugë pas një nate me miqtë dhe se kishte kontaktuar vetë policinë për të denoncuar ngjarjen.

"Unë nuk do të bëj asnjë koment të mëtejshëm publikisht, por sigurisht që do të bashkëpunoj me çdo hetim nëse kërkohet," shtoi ai.

angli mike amesbury

Sondazh

Poll