Bota

Sulmi terrorist në Turqi, Forcat Demokratike Siriane mohojnë çdo lidhje me vrasjen e 5 personave në Ankara

Turqia iu përgjigj sulmit duke bombarduar "objektivat e PKK-së" në veri të Sirisë dhe Irakut. Sipas Mazloum Abdi, sulmet turke shkaktuan vdekjen e 17 personave, duke përfshirë dy ushtarë dhe 15 civilë. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi se rreth njëqind sulme turke kishin në shënjestër territoret e kontrolluara nga administrata autonome kurde.

27 Tetor 2024, 16:38 Nga N.F
Sulmi terrorist në Turqi, Forcat Demokratike Siriane mohojnë
Sulmi

TURQI- Kreu i forcave të udhëhequra nga kurdët në Siri, Mazloum Abdi, mohoi çdo lidhje me sulmin e fundit të regjistruar pranë Ankarasë ku humbën jetën 5 persona. Presidenti turk, Tajip Erdogan tha të premten se dy autorët e sulmit në selinë e Industrisë Hapësinore Turke (TUSAS) pranë Ankarasë "infiltruan" Turqinë nga Siria. Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, PKK, mori përgjegjësinë për sulmin, i cili vrau pesë persona dhe plagosi 22 të tjerë.

"Turqia nuk ka asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj dhe ne nuk kemi të bëjmë me sulmin e Ankarasë," tha Mazloum Abdi, kreu i Forcave Demokratike Siriane.


“Ata kanë kryer një hetim dhe unë jam në gjendje të konfirmoj se asnjë nga autorët nuk ka hyrë në Turqi nga territori sirian”, tha Mazloum Abdi në një intervistë.

Turqia iu përgjigj sulmit duke bombarduar "objektivat e PKK-së" në veri të Sirisë dhe Irakut. Sipas Mazloum Abdi, sulmet turke shkaktuan vdekjen e 17 personave, duke përfshirë dy ushtarë dhe 15 civilë. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi se rreth njëqind sulme turke kishin në shënjestër territoret e kontrolluara nga administrata autonome kurde. Sipas Observatorit, përveç pozicioneve të forcave kurde u goditën infrastruktura civile si kapanone, furra, termocentrale dhe objekte nafte.

Turqia i konsideron Njësitë e Mbrojtjes së Popullit Kurd (YPG) të mbizotëruara nga Forcat Demokratike Siriane një krah të PKK-së. Sipas Abdi qëllimi i këtyre sulmeve turke nuk është vetëm të përgjigjet ndaj asaj që ndodhi në Ankara por të dobësojë administratën autonome kurde për të shfarosur dhe detyruar banorët të largohen.


Sipas komandantit të Forcave Demokratike Siriane, shteti turk po përfiton nga ngjarjet në Lindjen e Mesme, fokusi në Gaza, Liban dhe sulmi izraelit ndaj Iranit, për të vazhduar sulmet kundër territoreve kurde të Sirisë.  Ai siguroi se është i hapur për dialog me Turqinë për të ulur tensionet, por kërkoi t'i jepet fund sulmeve të Ankarasë, të cilat ai beson se do të zgjerohen.

Mazloum Abdi gjithashtu shprehu shqetësimin për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA, duke thënë se zgjedhja eventuale e Donald Trump ka të ngjarë të dobësojë mbështetjen e Uashingtonit për Forcat Demokratike Siriane.


sulmi terrorist ne turqi pkk forcat demokratike siriane

Sondazh

Poll