Bota

Kamioni përplaset me një stacion autobusi në Tel Aviv/ 33 të plagosur dhe një i vdekur, autoritetet izraelite po hetojnë aksidentin si akt terrorist

Mediat lokale raportuan se disa nga të plagosurit ishin pensionistë që sapo kishin zbritur nga një autobus në stacionin e autobusit për të vizituar një muze në zonë.

27 Tetor 2024, 14:19 Nga r.ll
Kamioni përplaset me një stacion autobusi në Tel Aviv/ 33 të
vendngjarja

IZRAEL- Të paktën 33 persona janë plagosur kur një kamion u përplas me një stacion autobusi pranë Glilot në Izraelin qendror të dielën në mëngjes. Policia ka shtuar forcat në zonën, që ndodhet në veri të Tel Avivit, dhe u ka kërkuar shoferëve të shmangin kalimin nëpër zonë

Shërbimi izraelit i emergjencës fillimisht njoftoi se dhjetëra të plagosur po trajtohen me ndihmë mjekësore. Më pas në një njoftim të dytë, shefi i shërbimit të ambulancës izraelite, Magen David Adom tha se janë 33 persona u dërguan në spital, 6 prej tyre në gjendje të rëndë, ndërsa njëri ka ndërruar jetë.

Mediat lokale raportuan se disa nga të plagosurit ishin pensionistë që sapo kishin zbritur nga një autobus në stacionin e autobusit për të vizituar një muze në zonë. Sipas Times of Israel, autoritetet po e shqyrtojnë incidentin si një akt terrorist. 

Zona Glilot është shtëpia e selisë së Mossad-it, së bashku me disa njësi të inteligjencës IDF, duke përfshirë grupin e profilit të lartë "Njësia 8200" e sinjaleve të inteligjencës.

aksident ne tel aviv

Sondazh

Poll