Bota

Situata në Lindjen e Mesme, Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të mblidhet nesër me kërkesë të Teheranit

Takimi do të fillojë në orën 15:00 ndërsa bëhet me dije se po mbahet me kërkesë të Teheranit, i cili u mbështet nga Algjeria, Kina dhe Rusia.

27 Tetor 2024, 17:49 Nga N.F
Situata në Lindjen e Mesme, Këshilli i Sigurimit të OKB-së
Foto ilustruese

SHBA- Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet urgjentisht nesër për të diskutuar situatën në Lindjen e Mesme me kërkesë të Iranit. Lajmin e njoftoi presidenca zvicerane e Këshillit. Takimi do të fillojë në orën 15:00 ndërsa bëhet me dije se po mbahet me kërkesë të Teheranit, i cili u mbështet nga Algjeria, Kina dhe Rusia.


Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araksi i bëri thirrje më parë Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të mblidhej urgjentisht për të dënuar sulmet izraelite kundër Republikës Islamike të Iranit. Në një letër dërguar sekretarit të përgjithshëm të OKB-së dhe presidentit të Këshillit të Sigurimit, ministri i jashtëm i Iranit kërkoi një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit për të marrë një qëndrim vendimtar dhe për të dënuar këtë sulm. Në letrën e tij, Abbas Araktsi thekson se shumica e raketave u kapën nga sistemet anti-ajrore iraniane, por vëren se sulmi dëmtoi objektiva dhe vrau katër ushtarë.

këshilli i sigurimit i okb-së

Sondazh

Poll