Aktualitet

Aksidenti i trefishtë në Lezhë/ Parakalimi fatal i mori jetën, "Opel" fillimisht u përplas me "Fordin" dhe më pas me fuoristradën, dy mjete të përmbysura në rrugë

Nga detajet e reja të zbardhura nga vendi i ngjarjes mësohet se mjeti tip “Opel” ku udhëtonte viktima ka qenë duke kryer një parakalim kur është përplasur fillimisht me mjetin tip “Ford”. Pas përplasjes së parë mjeti është goditur edhe nga një tjetër makine tip fuoristradë qe vinte përballë saj.

27 Tetor 2024, 21:54 Nga N.F
Aksidenti i trefishtë në Lezhë/ Parakalimi fatal i mori
Aksidenti

LEZHË- Një aksident i trefishtë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Laç. Ngjarja e rëndë ndodhi në pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Treshit”. Nga përplasja e mjeteve ka humbur jetën një person. Sipas informacioneve viktima nuk është identifikuar ende ndërsa besohet se është i moshës rreth 30 vjeç.

Nga detajet e reja të zbardhura nga vendi i ngjarjes mësohet se mjeti tip “Opel” ku udhëtonte viktima ka qenë duke kryer një parakalim kur është përplasur fillimisht me mjetin tip “Ford”. Pas përplasjes së parë mjeti është goditur edhe nga një tjetër makine tip fuoristradë qe vinte përballë saj. Si pasoje e humbjes se kontrollit, makina është përmbysur në rrugë. Për shkak të plagëvë të rënda të marra nga përplasja shoferi ka humbur jetën në vend.

aksident i rende ne lezhe

Sondazh

Poll