Aktualitet

U gjet i shtrirë në sheshpushimin e një pallati në Tiranë, 31-vjeçari ndërron jetë në spital, çfarë dyshohet se ka ndodhur

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

27 Tetor 2024, 10:42 Nga r.ll
U gjet i shtrirë në sheshpushimin e një pallati në
foto ilustruese

TIRANË- Një 31-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë, pasi dyshohet se ka rënë nga kati i pestë i një pallati. Sipas policisë, i riu është gjetur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00, i shtrirë në sheshpushimin e një pallati në Rrugën e Kavajës. 

31-vjeçari është transportuar në spital, por si pasojë e dëmtimeve ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tiranë

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, në Rrugën e Kavajës, përballë qendrës shëndetësore, është gjetur i shtrirë në sheshpushimin e një pallati, shtetasi M. Rr., 31 vjeç, banues në rrugën "Myslym Keta".

Menjëherë me marrjen e njoftimit është formuar një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendngjarje dhe nga kryerja e veprimeve hetimore, dyshohet se 31-vjeçari ka rënë nga kati i pestë i pallatit.

31-vjeçari është transportuar në spital, por si pasojë e dëmtimeve ka ndërruar jetë.

Grupi i posaçëm hetimor vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

policia e tiranes

Sondazh

Poll