Aktualitet

Temperaturat arrijnë deri në 31 gradë, mësoni parashikimin e motit për ditën e sotme

Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi jugor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.

27 Tetor 2024, 07:13 Nga r.ll
Temperaturat arrijnë deri në 31 gradë, mësoni parashikimin e
foto ilustruese

TIRANË- Sipas MeteoAlb, moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit ku më të dukshme kthjellimet do të jenë përgjatë vijës bregdetare.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të territorin ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Lindore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C vlera minimale deri në 31°C maksimalja në rang territori.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi jugor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.

moti 27 tetor 2024

Sondazh

Poll