Aktualitet

Detaje nga atentati i dyfishtë në “Don Bosko”, si u identifikua autori Denis Tahiri

Denis Tahiri, 23-vjeçari nga Kamza që u shpall në kërkim nga policia si autor i dyshuar i atentatit, u identifikua nga targa e mjetit të përdorur në ngjarje.

26 Tetor 2024, 12:16 Nga ZH.LL
Detaje nga atentati i dyfishtë në “Don Bosko”, si u
Dy të plagosurit, Ronaldo Metushi dhe Kastriot Elezaj

TIRANË- Policia e Tiranës ka zbardhur atentatin e ndodhur më 3 shtator 2024 në zonën e “Don Boskos” ku mbetën të plagosur me armë zjarri Ronaldo Metushi dhe Kastriot Elezaj. 

Denis Tahiri, 23-vjeçari nga Kamza që u shpall në kërkim nga policia si autor i dyshuar i atentatit, u identifikua nga targa e mjetit të përdorur në ngjarje. Policia fillimisht zbuloi se kujt i përkisnin targat e mbivendosura, dhe pasi mori në pyetje pronarin e makinës, rezultoi se ai ia kishte dhënë me qira Denis Tahirit.

Nga hetimet rezultoi se ky i fundit, kishte pak ditë që e kishte marrë makinën me qira dhe targat ia kishte vendosur mjetit tip "Golf 5" që autorët dogjën pas krimit.  Po ashtu, shenjat e gishtave të tij kanë ndihmuar edhe në përforcimin e dyshimeve të policisë, pasi u krahasuan me ato të gjetura në mjet.

Dyshohet që 23 vjeçari të jetë brenda territorit shqiptar, por ende nuk është mundur të arrestohet.

 

atentati ne don bosko denis tahiri ronaldo metushi kastriot elezaj

Sondazh

Poll