26 Tetor 2024, 11:45
Nga E. D
foto ilustruese
GREQI- Dy shqiptarë janë arrestuar në Greqi dhe një tjetër në Itali pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, kalim i paligjshëm kufiri dhe armëmbajtje pa leje. Mësohet policia greke vuri në pranga 45-vjeçari me iniciale A.M pasi në vitin 2017, Gjykata e Apelit të Gjirokastrës e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve”.
Gjithashtu autoritetet greke arrestuan edhe 31-vjeçarin me inciale E.D , pasi gjykata e Korçës e ka dënuar me 4 vjet e 7 muaj burgim, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Ndërsa në prangat e policisë italiane ra 49-vjeçari me iniciale A.K, pasi në vitin 2022, gjykata e Matit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Po ashtu pritet ekstradimi i tyre drejt vendit.
Njoftimi i Policisë:
Policia e Shtetit/Finalizohen 3 operacione të tjera, në bashkëpunim me partnerët europianë, për kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht. Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve të siguruara nga strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit, me homologët në Greqi dhe në Itali, mbi vendndodhjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, përkatësisht për llogari të autoriteteve gjyqësore në Gjirokastër, në Korçë dhe në Mat, policitë partnere finalizuan 3 operacione policore për kapjen dhe ndalimin e tyre.
Në kuadër të operacionit “Triplet” u arrestua nga policia greke, shtetasi A. M., 45 vjeç, i lindur në Memaliaj. Në vitin 2017, ai është dënuar nga Gjykata e Apelit e Gjirokastrës, me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve”. Në vitin 2015, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, transportonte 100 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, me qëllim trafikimin. Nga dënimi total, 45-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur rreth 2 vjet e gjysmë burgim.
Në kuadër të operacionit “Dënimi” , u arrestua nga policia greke, shtetasi E. D., 31 vjeç. Në vitin 2023, ai u dënua nga Gjykata e Korçës, me 4 vjet e 7 muaj burgim, për veprën penale " Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Nga dënimi total, 31-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur rreth 3 vjet e 8 muaj burgim.
Në kuadër të operacionit “Masa” u arrestua nga policia italiane, shtetasi N. K. alias N. T. alias A. K. alias A. K., 49 vjeç, i lindur në Mat. Në vitin 2022, Gjykata e Matit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Ai akuzohet se më datë 31.12.2021, ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Gjatë kontrollit në banesë Policia i gjeti armë zjarri, lëndë plasëse dhe municion luftarak. Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Greqi dhe në Itali, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve, në Shqipëri.
Aktualitet
26 Tetor 2024, 11:07
M.B
Rezarta Delisula
TIRANA- Gazetarja Rezarta Delisula ka publikuar librin më të ri kushtuar Tiranës me titullin “Hasmërit q&eu...
Aktualitet
26 Tetor 2024, 10:41
M.B
Foto ilustruese
AUSTRIA- Një 31-vjeçar shqiptar ka dalë në gjyq në Linz për trafik droge në shkallë t&eum...
Aktualitet
26 Tetor 2024, 10:48
E. D
pamje nga vendngjarja
ELBASAN- Një 35-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi kishte përshtatur lokalin që e kish...
Aktualitet
26 Tetor 2024, 10:37
E. D
paratë e sekuestruara
KAKAVIJË- Një 55 vjeçare, që po udhëtonte drejt Greqisë, është proceduar penalisht n&e...
Aktualitet
26 Tetor 2024, 10:32
E. D
fotot ilustruese
TIRANË- Shtatë persona janë arrestuar në Tiranë për vepra penale të ndryshme. Mësohet se...
Aktualitet
26 Tetor 2024, 09:53
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një 26-vjeçar shqiptar me inicialet N. A., është ekstraduar nga Austria. Mësohet se i riu ishte d&e...
Aktualitet
26 Tetor 2024, 09:48
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një italian i dënuar me mbi 6 vjet burgim, për shtrëngim për dhënie pasurie është...
Aktualitet
26 Tetor 2024, 08:59
M.B
Foto ilustruese
FIER- Një aksident është regjistruar rreth orës 02:00 të mëngjesit, në aksin rrugor “Lushnj&e...
Aktualitet
26 Tetor 2024, 08:30
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Këtë të dielë akrepat e orës do të kthehen 60 minuta pas. Të dielën e fundit të m...
Aktualitet
26 Tetor 2024, 07:14
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si p...