Aktualitet

"Trafik droge nga Shqipëria, Holanda e Gjermania!" U zbulua nga komunikimet në “Sky ECC”, gjykata austriake dënon me 7.5 vjet burg 31-vjeçarin shqiptar

Arrestimi dhe akuza ndaj tij vijnë pas zhvillimit të një nga operacioneve më të mëdha hetimore të Europol-it, ku oficerët arritën të përgjonin komunikimet e mijëra personave.

26 Tetor 2024, 10:41 Nga M.B

 

"Trafik droge nga Shqipëria, Holanda e Gjermania!" U zbulua nga
Foto ilustruese

AUSTRIA- Një 31-vjeçar shqiptar ka dalë në gjyq në Linz për trafik droge në shkallë të gjerë ku mori dhe dënimin prej 7 vitesh e 6 muajsh burg. Arrestimi dhe akuza ndaj tij vijnë pas zhvillimit të një nga operacioneve më të mëdha hetimore të Europol-it, ku oficerët arritën të përgjonin komunikimet e mijëra personave.

Sipas mediave të huaja, bisedat e siguaruar nga aplikacioni Sky ECC çuan në më shumë se 1000 arrestime në Linz të Austrisë. Lidhur me 31-vjeçarin shqiptar, sipas aktakuzës, ai ishte përgjegjës për trafikimin e më shumë se 116 kilogramëve marijuanë, 35 kilogramë kokainë, 3 kilogramë speed dhe 1 kilogram meth.

Ai ose e merrte drogën vetë si pjesë e udhëtimeve të shumta të trafikut nga Shqipëria, Holanda ose Gjermania ose, në disa raste, kishte bashkëpunëtorë që ia merrnin. Ndër të tjera, u përdor një makinë e përgatitur me ndarje të fshehur dhe ruajtur. Në Austri, shqiptari më pas ua shiste drogën blerësve të ndryshëm.  

sky ecc

Sondazh

Poll