Aktualitet

"Shtrëngim për dhënie pasurie", ekstradohet nga Shqipëria në Itali një i dënuar me mbi 6 vjet burgim

Bëhet me dije se italiani ishte i dënuar në vitin 2014, nga Gjykata e Savonas, me 6 vjet e 8 muaj burgim. 

26 Tetor 2024, 09:48 Nga M.B
"Shtrëngim për dhënie pasurie", ekstradohet nga
Foto ilustruese

TIRANA- Një italian i dënuar me mbi 6 vjet burgim, për shtrëngim për dhënie pasurie është ekstraduar nga Shqipëria drejt vendi të tij. Bëhet me dije se italiani ishte i dënuar në vitin 2014, nga Gjykata e Savonas, me 6 vjet e 8 muaj burgim. 

NJOFTIMI:

Interpol Tirana/Vijon bashkëpunimi me homologët europianë, për ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht.

Nga Shqipëria në Itali, ekstradohet një shtetas italian, i dënuar me mbi 6 vjet burgim, për shtrëngim për dhënie pasurie.

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale, ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Itali dhe në Austri, u finalizuan procedurat për:

-ekstradimin nga Shqipëria në Itali, të shtetasit italian R. B, i dënuar në vitin 2014, nga Gjykata e Savonas, me 6 vjet e 8 muaj burgim, për shtrëngim për dhënie pasurie;

Bashkëpunimi me homologët vijon.

italia

Sondazh

Poll