Aktualitet

“Hasmëritë që tronditën Tiranën e 1800-s”, gazetarja Rezarta Delisula sjell librin e saj të ri, të panjohurat për kryeqytetin përmes dokumenteve osmane

Ky botim nxjerr për herë të parë në dritë copëza historie mbi jetën e qytetit të Tiranës në shekullin e 18-të.

26 Tetor 2024, 11:07 Nga M.B
“Hasmëritë që tronditën Tiranën e 1800-s”,
Rezarta Delisula

TIRANA- Gazetarja Rezarta Delisula ka publikuar librin më të ri kushtuar Tiranës me titullin “Hasmërit që tronditën Tiranën e 1800-s”. Në këtë libër Delisula sjell të panjohurat për kryeqytetin përmes dokumenteve të arkivave osmane.

Ky botim nxjerr për herë të parë në dritë copëza historie mbi jetën e qytetit të Tiranës në shekullin e 18-të. Gjithashtu gazetarja e prezantojë sot librin e saj për të gjithë publikun. 2 vite më parë, Delisula publikoi librin “Çfarë ka qenë Tirona”, ndërsa në 2018-ën, librin e parë Tirana-Mahnia, për të cilin gazetarja ka thënë se ka nisur që fëmijë.

Në librin “Çfarë ka qenë Tirona”, publikuar në vitin 2022, Delisula përcjell, kontributin e popullsisë tironse në ndërtimin e institucioneve arsimore, si dhe detaje e kuriozitete të panjohura më parë mbi funksionimin e qytetit dhe jetën e banorëve të tij.

rezarta delisula

Sondazh

Poll