Sport

Depay tregon rrugëzgjidhjen: "Ne do të vazhdojmë të luftojmë"…

Sulmuesi holandez ka besim se Corinthians do ta kthejë momentin e keq

26 Tetor 2024, 10:30 Nga DOSJA

Depay tregon rrugëzgjidhjen: "Ne do të vazhdojmë të

BRAZIL - Memphis Depay është ende duke shijuar një muaj mjalti në Corinthians. Ndërkombëtari holandez është shumë i dashur për tifozët, ai është i lumtur që jeton në Brazil dhe tashmë ka lënë gjurmë në ekip, me një gol dhe 3 asistime në 6 ndeshje të luajtura me fanelën e Corinthias.

Tani, thekson lojtari, ai duhet të vazhdojë të punojë. “Është privilegj të luash për këtë klub dhe të jesh me këta tifozë. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për ta kthyer klubin aty ku i takon”, ka theksuar ai në rrjetet e tij sociale.

Kujtojmë se Corinthians zë vendin e 17-të në tabelë, me 32 pikë, duke luftuar për t'u larguar nga zona e rënies. Dueli i radhës është kundër Cuiabá, i renditur i 19-ti, të hënën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll