Sport

Al Nassr barazoi 3-3, Stefano Pioli shpjegon mungesën e Cristiano Ronaldos: “Unë jam i vetmi që e di gjendjen e lojtarëve”

Trajneri i Al Nassr u pendua për barazimin, të cilin e konsideron të padrejtë, por siguroi se ishte e nevojshme që ylli portugez të pushonte.

26 Tetor 2024, 08:00 Nga DOSJA

Al Nassr barazoi 3-3, Stefano Pioli shpjegon mungesën e Cristiano Ronaldos:

ARABIA SAUDITE - Pasi luajti katër ndeshje radhazi, në tre të fundit ishte në fushë për 90 minuta, Cristiano Ronaldo u la pushim nga Stefano Pioli për vizitën në Al Kholood, e cila përfundoi jo mirë, pasi Al Nassr barazoi 3-3, duke humbur kështu dy pikë në luftën për titullin saudit.

Pavarësisht humbjes, trajneri italian nuk u pendua për vendimin që mori dhe shpjegoi pse nuk e përfshiu emrin e portugezit në listën e skuadrës: “Unë jam i vetmi që e di nga afër gjendjen e lojtarëve dhe unë zgjodha emrat sipas nevojës dhe rrethanave”, filloi duke thënë ai, pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, duke u siguruar që sulmuesi 39-vjeçar duhej të pushonte.

Në mungesë të CR7, ishte Talisca që shkëlqeu, me një dygolësh, duke përfshirë një penallti në momentet e fundit, e cila nuk mjaftoi për tre pikët. “Sot patëm shumë raste, por në disa prej tyre nuk arritëm të shënonim, ishim të pafat dhe pësuam tre gola, gjë që e vështirësoi ndeshjen për ne. Kur kjo ndodh në një ndeshje, është shumë e vështirë të fitosh”, tha italiani, para se të shprehet se është ende e mundur të fitosh tituj.

“Sigurisht që presioni i lojërave është i madh, por ne i kemi të gjitha aftësitë për të garuar në të gjitha turnet ku marrim pjesë dhe me përgatitjen më të mirë për çdo ndeshje”, shpjegoi ai, edhe pse ekipi i tij tani është tre pikë prapa Al Hilal të Jorge Jesus, por me një ndeshje për të luajtur.

Së fundi, Pioli u ankua për dëmtimin e Laportes, i cili madje shënoi, para se të detyrohej të largohej nga fusha në pjesën e parë: “Nuk kemi ende informacion për dëmtimin e Laportes, nuk ka ardhur ende vlerësimi përfundimtar”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll