Sport

Rekord... Duket si rezultat hokeji, por është Nuremberg i Miroslav Klose, që fitoi 8-3!

Mbi këtë rezultat është vetëm rekordi i kampionatit, i vendosur në vitin 1997, kur Kaiserslautern mundi Meppen 7-6.

26 Tetor 2024, 09:00 Nga DOSJA

Rekord... Duket si rezultat hokeji, por është Nuremberg i Miroslav

GJERMANI - E drejtuar nga ish-sulmuesi legjendar Miroslav Klose, Nuremberg ka arritur një rezultat historik këtë të premte, duke mposhtur Jahn Regensburg, në hapjen e xhiros së 10-të të Bundesligës 2, me rezultatin 8-3.

Një duel furishëm, me 11 gola, katër në pjesën e parë dhe shtatë në të dytën, me Julian Justvanin më të saktë, që realizoi një ‘hat-trick’.

Ishte një rezultat pak i parë në futbollin aktual, më i denjë për një ndeshje hokeji, i cili hyn në historinë e kampionateve gjermane.

Në fakt, kjo ishte vetëm hera e tretë që një duel i nivelit të dytë gjerman kishte 11 gola: të tjerët kishin qenë fitorja 7-4 e Fortuna Köln ndaj Saarbrücken (në 1993) dhe fitorja 8-3 e Paderborn ndaj Erzgebirge Aue në 2021.

Mbi këtë rezultat është vetëm rekordi i kampionatit, i vendosur në vitin 1997, kur Kaiserslautern mundi Meppen 7-6.

Sa i përket ligës së parë, rekordi është vendosur në 12 gola, i ndarë nga tre takime: Borussia Mönchengladbach-Borussia Dortmund (12-0, në 1978), Borussia Dortmund-Arminia Bielefeld (11-1, në 1982) dhe Bayern Munich- Borussia Dortmund (11-1 në 1971).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll