Sport

Bundesliga/ Mainz dhe M'gladbach “ngatërrojnë” njëri-tjetrin dhe ndajnë pikët

Me këtë pike që fituan, Borussia ngjitet në vendin e nëntë në ligën gjermane, ndërsa kundërshtarët e tyre të Mainz mbeten në vendin e 12-të, me nëntë pikë, një më pak.

26 Tetor 2024, 07:28 Nga DOSJA

Bundesliga/ Mainz dhe M'gladbach “ngatërrojnë”

GJERMANI - Dy skuadrat erdhën me rezultate të kundërta, Mainz kishte humbur në shtëpi nga Leipzig (0-2), ndërsa M'gladbach priti dhe mundi Heidenheim 3-2, por të dyja këto skuadra, të premten shtuan një pikë tjetër në rrugëtimin e tyre në Bundesligë.

Dy golat e ndeshjes erdhën radhazi dhe në fillim të pjesës së dytë, me vendasit që shënuan të parët, falë autogolit të Lainer, në minutën e 55-të, ndërsa Kleindienst barazoi rezultatin pas dy minutash, me pasimin e Honorat. Rezultati mbeti deri në fund, 1-1.

Është interesante se ky është i njëjti rezultat si sezonin e kaluar, te Mainz. Me këtë pike që fituan, Borussia ngjitet në vendin e nëntë në ligën gjermane, ndërsa kundërshtarët e tyre të Mainz mbeten në vendin e 12-të, me nëntë pikë, një më pak.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll