Sport

VIDEO/ Dopieda e Lukebakios i siguron fitoren Sevillas ndaj Espanyol-it në La Liga

Ndërkombëtari belg ishte vendimtar me golat e tij

26 Tetor 2024, 05:59 Nga DOSJA
VIDEO/ Dopieda e Lukebakios i siguron fitoren Sevillas ndaj Espanyol-it në

SPANJE - Një dopiedë e ndërkombëtarit belg Dodi Lukebakio i dha Sevillas fitoren 2-0 ndaj Espanyolit në Barcelonë këtë të premte, duke hapur raundin e 11-të të La Ligës spanjole, duke bërë që skuadra andaluziane të ngjitet, përkohësisht, në vendin e nëntë.

Belgu ishte figura e ndeshjes, duke u treguar vendimtar me dy gola në pjesën e parë, i pari pas një gjuajtjeje me këmbën e majtë nga jashtë zonës në këndin e sipërm, në minutën e 20-të dhe i dyti, pak para përfundimit të pjesës së parë (45'), pas një gjuajtje të pa evitueshme nga portieri Joan García.

Me këtë fitore, Sevilla u ngjit në vendin e nëntë, me 15 pikë, ndërsa Espanyol mbetet në vendin e 10-të, me 10.

La Liga udhëhiqet nga Barcelona me 27 pikë, e ndjekur nga Real Madrid me 24, Atlético Madrid me 20 dhe Villarreal me 18. Të shtunën, kampionët në fuqi të Evropës dhe të Spanjës presin katalanasit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll