Sport

Pajisja dentare e Lamine Yamal do të jetë e shkëlqyer për ‘El Clasico’-n... Shikojeni!

Aparati dentar i Lamine do të ketë një veçori të vogël gjatë ‘El Clasico’ mes Real Madrid dhe Barcelonës

25 Tetor 2024, 20:32 Nga DOSJA
Pajisja dentare e Lamine Yamal do të jetë e shkëlqyer për

SPANJE - Ndonjëherë, ne ende priremi të harrojmë se Lamine Yamal është ende një adoleshent, që festoi ditëlindjen e tij të 17-të këtë verë, duke ngritur Euron me kombëtaren spanjole.

Por disa elementë na kujtojnë këtë. Ashtu si fakti që lojtari i Barçës, mban ende tela në gojë. Dhe për ‘El Clasicon’ e shumëpritur kundër Real Madridit këtë fundjavë, ai vendosi t'i bëjë gjërat sipas tij.

Buzëqeshja e tij vrasëse, do të jetë në ngjyrat Blaugrana këtë të shtunë. Një fantazi e vogël e realizuar si pjesë e një fushate promocionale, e cila sigurisht që do të jetë në qendër të vëmendjes, nëse ndonjëherë feston duke treguar buzëqeshjen e tij më të bukur!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll