Aktualitet

Tërmeti me magnitudë 4 'godet' në zonën e Fierit, lëkundjet ndihen edhe në Vlorë

Nërkohë, epiqendra e tërmetit ndodhej 56 kilometra në jugperëndim të Elbasanit dhe 11 kilometra në lindje të qytetit të Fierit.

25 Tetor 2024, 19:42 Nga M.B
Tërmeti me magnitudë 4 'godet' në zonën e Fierit,
Foto ilustruese

FIER- Lëkundje të forta sizmike janë ndjerë mbrëmjen e sotme në jug të vendit. Bëhet me dije se zona e Fierit është goditur nga një tërmet me forcë prej 4 ballësh. Veç kësaj, raportohet se lëkundjet janë ndjerë edhe në zonat përreth, si në Vlorë.

Nërkohë, epiqendra e tërmetit ndodhej 56 kilometra në jugperëndim të Elbasanit dhe 11 kilometra në lindje të qytetit të Fierit. Momentalisht nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.

Tërmeti me magnitudë 4 'godet' në zonën e Fierit,

termet

Sondazh

Poll