Politike

Në fokus protesta e 29 tetorit, krerët e degëve të Partisë Demokratike mblidhen në seli

Pas arrestimit të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kreu i PD-së Sali Berisha informoi për mbajtjen e një proteste më 29 tetor. 

25 Tetor 2024, 18:51 Nga M.B
Në fokus protesta e 29 tetorit, krerët e degëve të
Selia e PD

TIRANA- Kryetarët e degëve të Partisë Demokratike janë mbledhur në selinë blu. Mësohet se në fokus të diskutimeve të tyre do të jetë protesta e 29 tetorit.

Pas arrestimit të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kreu i PD-së Sali Berisha informoi për mbajtjen e një proteste më 29 tetor. Pasi njoftoi gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, të hënë, protestën e radhës më datë 29 tetor, kreu i kësaj force politike, Sali Berisha tha se kjo është data e paralizës së plotë të Shqipërisë.

Ai shtoi se data 29 është dita e mosbindjes së madhe civile, dita e vazhdimit të betejës. Ai gjithashtu, ftoi qytetarët që t'i bashkohen kësaj proteste. Gjithashtu Sekretari i Përgjithshëm Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar se PL-ja do t’i bashkohet protestës së PD-së për mosbindje civile.

pd

Sondazh

Poll

Politike 25 Tetor 2024, 17:08 Gjergj Erebara

BIRN: Rasti Ndreca si simbol i antishtetit

Foto ilustruese TIRANA- Më 19 tetor, kryeministri Edi Rama pati një nga shpërthimet e tij të rëndomta të prote...