Politike

"Copëzuat çështjen që të më dënoni mua sa më shumë!" Lefter koka në Apelin e Posaçëm: Hapni telefonin e Kryemadhit, aty do të gjeni "peshkun e madh"

Sipas ish-ministrit, SPAK e përpiloi dosjen në mënyrë të tillë që ta dënonin për korrupsion.

25 Tetor 2024, 15:52 Nga M.B
"Copëzuat çështjen që të më dënoni mua
Lefter Koka

TIRANA- Gjatë se seancës së sotme në Apelin e Posaçëm, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka kundërshtuar dënimin e tij me 6.8 vite burg nga GJKKO, për aferën e inceneratorëve. Bëhet me dije se Koka iu drejtua prokurorëve të SPAK dhe togave të zeza duke thënë se në dosjen në ngarkim të tij ishin deklaratat e deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi.

Ai ka shtuar se po të hapet telefoni i Kryemadhit, aty do të gjendet edhe peshku i madh i inceneratorëve. Sipas ish-ministrit, SPAK e përpiloi dosjen në mënyrë të tillë që ta dënonin për korrupsion.

"Jam i pafajshëm, ju po kërkoni të më dënoni mua si peshkun e madh, por nuk jam unë peshku i madh. E di i gjithë Durrësi që unë jam biznesmen dhe nuk kam pasur nevojë të më paguaj biletet e udhëtimit Mirel Mërtiri. Nuk më dënoni dot për korrupsion. Avokatët e tij thanë që biletat e rezervuara janë 3 vjet më vonë sesa lidhja e kontratës. Prokurorët pse nuk marrin si referencë kontratat e tjera për landfille si ai i Vlorës dhe Lezhës që janë më të shtrenjta.

E keni gabim dëgjova prokurorin sot, ky është fiks kallëzimi i bërë nga Monika Kryemadhi. Megjithëse ka kaluar një vit konkluzionet e prokurorëve janë të njëjta. Unë e kuptoj që institucioni do të marrë kredibilitet dhe kjo gjykatë do të jetë në presion, por besoj se do të jepni drejtësi dhe do të ngriheni në nivelin e duhur. Pse e ndatë dosjen apo që të më dënoni sa më shumë mua. 

Nuk duhet te ishte ndare dosja por te hetoheshin bashke.  Ata që më kallëzuan janë sot në përballje me SPAK. Nese hapni telefonin e Monikes, nuk do gjeni asnje komunikim me mua në të. “Doni të gjeni korrupsionin, hapni telefonin e Monika Kryemadhit", mësohet të ketë thënë Koka.

lefter koka

Sondazh

Poll