Politike

Takimi i Ramës në SHBA, Berisha: U bëj thirrje shqiptarëve në New York të përdorin vezë dhe domate kundër kreut të narkokrimit shqiptar

Ai shtoi më tej se shqiptarët në emigracion dhe diasporë kanë një rol historik për të luajtur.

25 Tetor 2024, 14:21 Nga r.ll
Takimi i Ramës në SHBA, Berisha: U bëj thirrje shqiptarëve
sali berisha

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha në konferencën e tij me gazetarët përmendi edhe takimin e kryeministrit Edi Ramës me shqiptarët nesër në New York.

Berisha kishte një thirrje për pjesmarrësit në takim ku u shpreh "të gjithë shqiptarët në Nju Jork dhe kudo që janë të përdorin vezë dhe domate kundër kreut të narkokrimit shqiptar, që vjen për të kërkuar votën e tyre." Ai shtoi më tej se shqiptarët në emigracion dhe diasporë kanë një rol historik për të luajtur.

"Dua ta përmbyll me një thirrje për pensionistët e këtij vendi, për familjarët e tyre, për fëmijët, nipërit dhe mbesat e tyre, të ngrihemi kundër këtij regjimi të pamëshirë që i detyron këta burra dhe gra fisnikë, që kanë bërë çdo gjë për këtë vend, të flasin me veten e tyre nga mospasja e gjërave më bazë. Unë u bëj thirrje gjithashtu sot të gjithë atyre shqiptarëve në Nju Jork dhe kudo që janë të përdorin vezë dhe domate kundër kreut të narkokrimit shqiptar, që vjen për të kërkuar votën e tyre.

U them këtyre bashkatdhetarëve fisnikë, burra dhe gra se ju si emigracion, diasporë keni një rol historik për të luajtur. Ashtu siç bëtë me sukses betejën kundër komunizmit në Shqipëri, dhe betejën për çlirimin e Kosovës, unë u ftoj të jepni kontributin tuaj në betejën kundër narkodiktaturës apo mobodiktaturës në Shqipëri, e cila në të vërtetë, qenien shqiptare dhe identitetin e këtij kombi po e shkatërron më shumë, më me pa mëshirë se çdo pushtim tjetër në tërë historinë e Shqipërisë.", tha Berisha.

sali berisha takimi i rames ne new york

Sondazh

Poll