Politike

Afera me inceneratorin e Elbasanit, përfundon seanca në Apelin e Posaçëm, vendimi shpallet më 8 nëntor

Ish-deputeti Alqi Bllako nuk ishte i pranishëm, ndërsa mbrojtjen e tij e kanë lexuar avokatët.

25 Tetor 2024, 17:32 Nga M.B
Afera me inceneratorin e Elbasanit, përfundon seanca në Apelin e
Foto ilustruese

TIRANA- Të akuzuarit për inceneratorin e Elbasanit kanë përfunduar mbrojtjen këtë të premte, në sallën e gjyqit në Apelin e GJKKO-së. Ndërkohë mësohet se seanca u shty për në datën 8 nëntor, ditë kur do të shpallet vendimi.

Ish-deputeti Alqi Bllako nuk ishte i pranishëm, ndërsa mbrojtjen e tij e kanë lexuar avokatët. Mungesën e tij në sallë, avokatët e arsyetuan me probleme shëndetësore.

SPAK kërkoi në Apelin e Posaçëm ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, që shpalli të pafajshëm për akuzën “shpërdorim detyre” ish-deputetin socialist Alqi Bllako dhe ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka.

Dy prokurorët e SPAK, Klodian Braho dhe Arben Kraja kërkuan që Bllako të dënohet me 4 vite burg, në përfitim të gjykimit të shkurtuar 2.8 vite burg, ndërsa për Kokën kërkuan t’i shtohet edhe dënimi për “shpërdorim detyre”. Ish-ministri Lefter Koka është dënuar në shkallën e parë antikorrupsion me 6.8 vite burg me gjykim të shkurtuar.

 

inceneratori i elbasanit

Sondazh

Poll

Politike 25 Tetor 2024, 17:08 Gjergj Erebara

BIRN: Rasti Ndreca si simbol i antishtetit

Foto ilustruese TIRANA- Më 19 tetor, kryeministri Edi Rama pati një nga shpërthimet e tij të rëndomta të prote...