Politike

Akuzat ndaj Metës/ Berisha për kreun e SPAK: Dumani vendos një standard që tejkalon edhe imagjinatën e policisë sekrete të Enver Hoxhës

Ai shton se t’i thuash shqiptarëve se Ilir Meta që kishte vetëm 20 deputetë kaloi ligjin në Parlament për të cilin duhet të votojnë 70 deputetë do të thotë të bësh skllavin mjeran dhe të fyesh Kushtetutën, Parlamentin dhe çdo taksapagues.

25 Tetor 2024, 16:26 Nga M.B
Akuzat ndaj Metës/ Berisha për kreun e SPAK: Dumani vendos një
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një postim në rrjetet soicale ku akuzon kreun e SPAK, Altin Dumanin, si të nënshtruar ndaj pushtetit kryeministrit Edi Rama. Berisha shkruan se Dumani paraqet si korrupsion pasiv faktin se Ilir Meta ka porositur një shtëpi tek një biznesmen të cilit i ka premtuar kalimin e një ligji për minierat dhe më vonë Meta ka anulluar blerjen e shtëpisë, por ligjin e ka kaluar.

Ai shton se t’i thuash shqiptarëve se Ilir Meta që kishte vetëm 20 deputetë kaloi ligjin në Parlament për të cilin duhet të votojnë 70 deputetë do të thotë të bësh skllavin mjeran dhe të fyesh Kushtetutën, Parlamentin dhe çdo taksapagues.

Gjithashtu Berisha thotë se të akuzosh Metën për korrupsion pasiv pse me 20 deputetët e tij ka votuar ligjin në Parlament për të cilin kanë votuar 60 deputetë të Ramës, Dumani vendos, sipas tij, një standard me të cilin tejkalon edhe imagjinatën e George Orwall, Franc Kafkës, por dhe hetuesve më të egër xhelat të policisë sekrete të Enver Hoxhës.

Postimi i plotë i Berishës:

Ligji minierave si gracka ku kriminelë si Dumani &Co kapen si laraskat. Një ligj që Rama e quan epokal përdoret nga vasal Dumani për të akuzuar Metën për korrupsion! Të dashur miq, nuk mund të besoni se deri ku arrin vetëposhtërimi, vasalitetit dhe inkriminimi i Altin Dumanit dhe monstrave të tjerë të fëmijve tanë në skrapin e Parisë! Në paçavuren e tyre kundër Ilir Metës, mercenar Dumani paraqet si korrupsion pasiv faktin se Ilir Meta ka porositur një shtëpi tek një biznesmen të cilit i ka premtuar kalimin e një ligji për minierat dhe më vonë Meta ka anulluar blerjen e shtëpisë, por ligjin e ka kaluar.

Së pari t’i thuash shqiptarëve se Ilir Meta që kishte vetëm 20 deputetë kaloi ligjin në Parlament për të cilin duhet të votojnë 70 deputetë do të thotë të bësh “dudumin”, skllavin mjeran dhe të fyesh Kushtetutën, Parlamentin dhe çdo taksapagues që të paguan rrogën 6 milionë lekë në muaj këtij delinkuenti Së dyti të akuzosh Ilir Metën për korrupsion pasiv pse me 20 deputetët e tij ka votuar ligjin në Parlament për të cilin kanë votuar 60 deputetë të Edi Ramës, Altin Dumani mercenari vendos një standart me të cilin tejkalon edhe imagjinatën e George Orwall, Franc Kafkës por dhe hetuesve më të egër xhelat të policisë sekrete të Enver Hoxhës.

Së treti miq, ligji për minierat për të cilin Lëpirës Dumani akuzon Ilir Meten për korrupsion pasiv jo vetëm është miratuar nga mazhoranca socialiste, por Edi Rama në fjalën e tij panagjerike për këtë ligj në Parlament vlerëson atë me superlativë si asnjë ligj tjetër dhe konkretisht ai shprehte: ‘Ky projekt, nuk është një projekt i radhës. Është një projekt me rëndësi strategjike që ndan qartë dy epoka’ Pra nuk ishte Ilir Meta që vlerësoi ligjin për të cilin akuzohet për korrupsion pasiv si epokal, por ishte Edi Rama të cilin lëpirësi i këpucëve të tij Altin Dumani nuk guxon t’i bëj qoftë dhe një pyetje të vetme. Kjo është fytyra e vërtetë e drejtësise se re sorosiane. Këta janë monstrat e fëmijëve tanë.

sali berisha

Sondazh

Poll