Sport

Real Madridi është vigjilent ndaj Laportes: Ancelotti ka dhënë miratimin e tij…

Problem është paga 25 milionshe në sezon që Florentino Perez do të tentojë të negociojë për të përfunduar operacionin.

25 Tetor 2024, 18:15 Nga DOSJA
Real Madridi është vigjilent ndaj Laportes: Ancelotti ka

SPANJE - Real Madridi insiston te Aymeric Laporte. Sipas raportimeve të AS, gjendja fizike e David Alaba është një shqetësim për “los blancos”, ndaj dhe posti i mbrojtësit të qendrës është bërë më shumë se një objektiv.

Politika e klubit është që të mos bëjë investime të mëdha në janar nëse nuk ka një mundësi të qartë. Spanjoli i La Rojas, u ble nga Al Nassr prej Cityt për 28 milionë euro, por tani dëshiron të largohet nga Arabia Saudite.

Problem është paga 25 milionshe në sezon që Florentino Perez do të tentojë të negociojë për të përfunduar operacionin.

Ancelotti ka dhënë miratimin e tij për transferimin, por po monitoron edhe profile të tjera. Josh Acheampong i Chelsea dhe Vitor Reis i Palmeiras, kanë një të ardhme të ndritur, por ka probleme në nënshkrimin e tyre.

Për këtë të fundit, me kontratë deri në vitin 2028, kërkojnë rreth 100 milionë euro. Nuk duhet harruar gjithashtu Valentin Gomez i Velez Sarsfield, kostoja e të cilit është rreth 10 milionë euro.

Laporte ka një listë vërtet të lakmueshme arritjesh. Mbrojtësi qendror krenohet me një kampionat evropian, një Ligë të Kombeve, një Ligë të Kampionëve, 6 tituj Premier League, një Superkupë Evropiane, 2 Kupa FA, 4 Kupa Carabao, një Superkupë Spanjolle, 2 Community Shields dhe një Kupë të Kampionëve Arabë për klubet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll