Sport

Superiorja/ Bylisi ‘shfryn inatin’ ndaj Teutës, fitorja e parë në “epokën” Dede…

Bylis - Teuta 4-0. U shënuan nga dy gola më çdo pjesë dhe u ekzekutuan dy penallti nga një në çdo pjesë…

25 Tetor 2024, 17:33 Nga DOSJA
Superiorja/ Bylisi ‘shfryn inatin’ ndaj Teutës, fitorja e

BALLSH - Pas pesë humbjesh radhazi, Bylisi gjen fitoren ndaj Teutës. Nevil Dede feston suksesin e parë në pankinën ballshiote, duke mposhtur thellë dhe pastër “Djemtë e Detit” të Edi Martinit.

Në “Adush Muça” skuadra mallakastriote ka bërë “zotin e shtëpisë” dhe ka dominuar një duel, i cili kishte vetëm një padron. Falë tri pikëve, Bylis me 9 pikë përkohësisht largohen nga vendi i fundit, duke zbritur skuadrën kurbinase të Laçit, e cila një ndeshje për të luajtur.

Nga dy gola për secilën pjesë shënuan vendasit, ndërkohë që arbitri Ditmir Grimçi akordoi nga një penallti për secilën pjesë në favor të Bylisit. Golat u shënuan nga Abazaj (4′ me penallti), Berko (22′), Ruçi (66′) dhe Gjata (83′ me penallti). Me këtë humbje, skuadra e Edi Martinit mbetet në vendin e gjashtë me 14 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll