Politike

“Pensione 200 euro e lart”, premtimi i Berishës: Do aplikojmë skemën e qeverisë së Kosovës

Në konferencën e përjavshme për mediat, pasi lëshoi akuza të ashpra kundrej kreut të qeverisë Edi Rama, kreu i PD-së u shpreh se do të aplikojë skemën e qeverisë së Kosovës, duke rritur pensionet në varësi të kontributeve që kanë gjatë jetës së tyre.

25 Tetor 2024, 13:37 Nga ZH.LL
“Pensione 200 euro e lart”, premtimi i Berishës: Do
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, premtoi rritje të pensioneve, nëse Partia Demokratike vjen në pushtet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. 

Në konferencën e përjavshme për mediat, pasi lëshoi akuza të ashpra kundrej kreut të qeverisë Edi Rama, kreu i PD-së u shpreh se do të aplikojë skemën e qeverisë së Kosovës, duke rritur pensionet në varësi të kontributeve që kanë gjatë jetës së tyre.

"Rikujtoj këtu dhe njëherë se me të ashtuquajturin indeksim 1.6 përqind që bëri në muajin tetor, Edi Rama nuk indeksoi as një të katërtën e çmimit të rritur të ushqimeve që në tërësi u rrit me 9.4 përqind në vitin 2024 krahasuar me vitin 2023.

Me këtë rast, jashtë çdo lloj politike përveç detyrimit absolut që ka një qeveri që të shpërndajë të ardhurat kombëtare në mënyrën më të mirë të mundshme, garantoj çdo pensionist se gjatë debatit parlamentar do të bëjmë çdo përpjekje që të vendoset minimumi jetik, me të cilin çdo i moshuar, qoftë edhe ai që nuk ka punuar një ditë të vetme në shtet apo nuk ka paguar sigurime, do të ketë një pension bazë sa minimumi jetik prej 200 eurosh.

Të gjithë pensionistët e tjerë, mbi këtë bazë do kenë një rritje 20 përqind të pensionistëve. Ju mund të më pyesni mua ku janë këto para, ku i merr këto fonde, pse e bën këtë premtim? Unë u përgjigjem shumë thjeshtë. Shqipëria ka sot një buxhet për vitin 2025, 2.2 herë më të madh se buxheti i Kosovës. 

Kosova vendosi dy javë më parë si pension minimal, d.m.th si pension edhe për ata që nuk kanë paguar një ditë sigurime, por nuk mund të lihen në mëshirë të fatit, pra si pension minimal, 120 euro.
Ishte 100, e bënë 120 euro. Dhe mbi këtë bazë, pra unë nuk po bëj gjë tjetër, vetëm po zotohem të aplikoj skemën që aplikoi qeveria e Kosovës, dhe mbi këtë bazë një rritje prej 20 përqind në varësi të kontributeve që kanë gjatë jetës së tyre. Kjo është e mundshme 100 përqind", tha Berisha.

sali berisha konference per mediat partia demokratike pensionet

Sondazh

Poll