Politike

SPAK e mori të pandehur, Plarent Ndrecës i komunikohet sot zyrtarisht akuza

Në Prokurorinë e Posaçme mësohet se është paqitur vetëm avokati i Ndrecës për tu njohur me akuzën "Shkelje të barazisë në tender" dhe jo vetë deputeti socialist. 

25 Tetor 2024, 12:31 Nga r.ll
SPAK e mori të pandehur, Plarent Ndrecës i komunikohet sot zyrtarisht
plarent ndreca

TIRANË- Ditën e sotme, deputetit të Partisë Socialiste, Plarent Ndreca i është komunikuar akuza zyrtare nga SPAK, pasi u mor i pandehur. Në Prokurorinë e Posaçme mësohet se është paqitur vetëm avokati i Ndrecës për tu njohur me akuzën "Shkelje të barazisë në tender" dhe jo vetë deputeti socialist. 

Ndreca është marrë i pandehur, lidhur me procedurat për rikonstruksionin e 4 komisariateve në vend, në kohën kur ai ishte sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme. Kallëzimi në SPAK u bë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili dyshon se zyrtarët kanë lejuar mospërputhje dhe devijime ligjore në garën për ndërhyrje në Komisariatet e Vlorës, Mirditës, Pogradecit dhe atij nr. 4 në Tiranë.

Sipas KLSH-së, gjatë kontrollit u gjetën mospërputhje dhe devijime ligjore, si pasojë e shkeljeve të dispozitave ligjore në procedurat e prokurimit publik, të cilat kanë cënuar barazinë e pjesëmarrësve në tendera. Po ashtu, ka pasur edhe rritje të paargumentuar të vlerës së kostove të ndërtimit dhe kostove të projektimit në procedurën e prokurimit.

Procedurat janë kryer kur kjo ministri drejtohej nga Sandër Lleshaj, teksa është duke u hetuar edhe një tjetër tender i kësaj periudhe që ka të bëjë me uniformat e Policisë së Shtetit.

plarent ndreca

Sondazh

Poll