Politike

"Duhet të qëndrojmë të bashkuar", Teliti nga protesta: Drejtësia të merret me abuzimet e pushtetarëve, jo me akuza false për drejtuesit e opozitës!

Ai shtoi se drejtësia duhet të shkojë tek abuzimet e pushtetarëve qëndrorë e lokalë, dhe jo të merret me akuza false për drejtuesit e opozitës.

25 Tetor 2024, 11:53 Nga N.F
"Duhet të qëndrojmë të bashkuar", Teliti nga
Teliti

TIRANË- Nën kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e radhës para bashkisë. Gjatë fjalës së tij Teliti tha se pavarësisht kërcënimeve nga patronazhistët, protestuesit që dalin para Bashkisë së Tiranës dhe nuk stepen që të dalin sërish në protestë kundër pushtetarëve vendorë që vijojnë me vjedhjet dhe abuzimet e taksapaguesve të Tiranës.

Ai shtoi se drejtësia duhet të shkojë tek abuzimet e pushtetarëve qëndrorë e lokalë, dhe jo të merret me akuza false për drejtuesit e opozitës. Teliti bëri thirrje që qytetarët të qëndrojnë të bashkuar në mënyrë që Shqipëria të mos rrëshkasë në diktaturë.

"Shumë prej jush edhe janë kërcënuar nga trupa e patronazhistëve, ju nuk u trembët. Kjo do të sjellë ndryshimin e madh në Tiranë e Shqipëri. Me të drejtë jeni ankuar për betonizimin e Tiranë. Po s'keni parë gjë akoma, të dhënat e satfit të Veliajt të betonit kanë zyrtarizuar se në 9 muajt e parë janë dhënë 3.2 herë më shumë m2 leje ndërtimi. Të mbinë në sheshet e Tiranës, hapësirat, parqe dhe lulishtet e Tiranës, ndërtimet. Këto janë gjëra që duhet të merret drejtësia e prokuroria e jo të sajojë akuza të rreme për drejtuesit e opozitës. Jo të mbajë në arrest shtëpie Berishën, por të merret me ata që bëjnë në Tiranë shkatërime.

Me këto gjëra duhet të merret prokuroria e gjykata, me vjedhjet, mashtrimet e abuzimet. Për 5D, që ende ‘skanë thënë asgjë, 132 mln euro për incienratorin e Tiranës. Me këto  të merren e jo me akuza false për drejtuesit e opozitës. Të merren me ata që marrin pronën private e publike, duke shkelur kushtetutën e ligjet. Të merren me ata që kushtetutën e grisin e s’respektojnë mandatin e opozitës.

Na kanë thirrur në një betejë që askush prej nesh s’e donte. Betejë për të mbrojtur kushtetutën, na kanë thirrur e këtë betejë ne do ta fitojmë. Ndryshe Shqipëria bie në dikaturë, fjala e lirë, sipërmarrja e lirë nuk do të ekzistojmë më. Të qëndrojmë fort me çdo mjet demokratik të mosbindjes civile. Ndryshe shqipëria bie në diktaturë, e ne s’do të lejojmë të instalohet në vendin tonë. Ne do ta bëjmë shqipëerinë vend evropian. Duhet të qëndrojmë të bashkuar," tha ai.

protesta para bashkise se tiranes teliti

Sondazh

Poll