Politike

"Opozita më shumë kallëzime penale sesa ajo në Rusi", Balliu: Policia detyrohet të mbrojë vrasësit që ne denoncojmë! Berisha me dosje të stisur e pa fakte mbahet në burg

Balliu shtoi se përgjimet e Sky ecc, faktojnë se si socialsitët mbrojnë kriminelët dhe i strehojnë në banesat e tyre, në këmbim të listave në zgjedhje. Lista të cilat, sipas tij, vendosen nga lideri i partisë. Ai theksoi se sa më lart të ngjitesh me krimin, aq me lart je në listë.

25 Tetor 2024, 12:24 Nga N.F

"Opozita më shumë kallëzime penale sesa ajo në

Balliu

TIRANË- Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu ka marrë pjesë sot në protestën e radhës të zhvilluar para bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së tij Balliu u shpreh se opozita është e vetmja në botë që ka kallëzime penale ndaj saj. Sipas tij ka më shumë kallëzime sesa në Rusi ndërsa theksoi se jao është lule para opozitës këtu.

Balliu shtoi se përgjimet e Sky ecc, faktojnë se si socialsitët mbrojnë kriminelët dhe i strehojnë në banesat e tyre, në këmbim të listave në zgjedhje. Lista të cilat, sipas tij, vendosen nga lideri i partisë. Ai theksoi se sa më lart të ngjitesh me krimin, aq me lart je në listë. Ai tha se ka 2 muaj bashkia pa punonjës, janë të gjithë ekipi i Veliajt. Balliu shtoi se ata kanë thirrur me 29 një protestë. Sipas tij Rama ka lindur, jeton e do ta vazhdojë jetën si kriminel. 

"Opozita e vetme në botë që ka kallëzime penale më shumë se sa opozita në Rusi. Rusia është lule para opozitës këtu. Kemi mediat, a ka hetim për Abc Neës, nga i gjen lekët që paguan punonjësit, mos i merr nga vëllai i Veliajt. Krimineli ishte fshehur te shtëpia e atij që mbronin mediat e paguara nga incineratorët, ngaqë e denoncoin ne. Në përgjimet e sky ecc, se SPAK, emrin e Ramës s’e shqipton dot, thuhet se Altin Hajri meqë më strehove do të çoj nga nr,5 në 3 në listë, e vijnë zgjedhjet, ai del fitues në listën e nr.3. Kush e ka fuqinë të të kalojë nga 5 në 3?

Ne nuk e dimë se sa banditë strehohen në shtëpinë e tyre. Fakti mbetet që akuza është e vërtetuar, më kë foli ky? Si del dosja e Metës në publik dhe jo Sky ecc. Pse një prokuror, që është për jetë a vdekje një operacion, ta kthejë në operacion plastik. Duhet të kësh moralin e tyre që fsheh kriminelë në shtëpi. Dhe këto bëjnë, sa më lart të ngjitesh me krimin, aq me lart je në listë. Rama ka një mal me prova, Olsi Rama, një mal me prova, Balluku, Xhacka një mal me prova. Erion Veliaj një mal me prova. Sali Berisha me dosje të stisur e pa fakte mbahet në burg.

Plarent Ndrecën, roje e ka pasur. Na kishte ndërruar edhe 12 drejtorë, ata ikën në burg për krimet e Veliajt. Ka 2 muaj bashkia pa punonjës, janë të gjithë ekipi i këtij. Me 29 kemi thirrur protestë. Jam nga ata që e kam akuzuar më shumë këtë qeveri. Rama ka lindur, jeton e do ta vazhdojë jetën si kriminel. Ai kërkon t’u vjedhë e t’u çojë fëmijët me gomone, e ai jeton në Surrel me paratë tuaj. Kriminelin duhet ta gjejmë të vetja, a ta mbajmë apo ta zhdukim.

Protestë për ligjin, drejtësinë, familjen. S’mund të rriten fëmijët tanë në një vend, ku s’dallohet kush është burrë e kush grua. Policia detyrohet të mbrojë vrasësit nga ata që ne denoncojmë, s’mund të ndodhë. Janë këta që u japin fuqi atyre. Këta monstra që çdo ditë, vjedhin paratë. Me 29 veshim cizmit përballë këtyre trafikantëve, e duhen trajtuar si të tillë," tha ai.

klevis balliu pd protesta para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll