Politike

Incineratori i Elbasanit në Apelin e GJKKO-së, SPAK kërkon dënimin e Alqi Bllakos dhe Lefter Kokës

Në seancën që u zhvillua në Apel pas dështimit disa mujor, dy prokurorët e SPAK-ut, Klodian Braho dhe Arben Kraja kërkuan që Bllako të dënohet me 4 vite burg, në përfitim të gjykimit të shkurtuar 2.8 vite burg, ndërsa për Kokën kërkon t’i shtohet edhe dënimi për “shpërdorim detyre”.

25 Tetor 2024, 12:33 Nga ZH.LL
Incineratori i Elbasanit në Apelin e GJKKO-së, SPAK kërkon
Alqi Bllako dhe Lefter Koka

TIRANË- Prokuroria e Posaçme SPAK ka kërkuar në Apelin e GJKKO-së ndryshimin e vendimit të Shkallës së Parë që ka shpallur të pafajshëm për veprën penale të shpërdorimit të detyrës për deputetin e Partisë Socialiste Alqi Bllakon dhe ish-ministrin Lefter Koka.

Në seancën që u zhvillua në Apel pas dështimit disa mujor, dy prokurorët e SPAK-ut, Klodian Braho dhe Arben Kraja kërkuan që Bllako të dënohet me 4 vite burg, në përfitim të gjykimit të shkurtuar 2.8 vite burg, ndërsa për Kokën kërkon t’i shtohet edhe dënimi për “shpërdorim detyre”. Ish-ministri Lefter Koka është dënuar në shkallën e parë antikorrupsion me 6.8 vite burg me gjykim të shkurtuar.

Edhe për inceneratorin e Fierit ende nuk ka zhvillime në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, duke bërë që vendimi të mos marrë formë të prerë.

 

alqi bllako lefter koka spak incineratori i elbasanit

Sondazh

Poll