Sport

"Nuk jeni lodhur duke u rrahur?"... Fansat e Besiktasit 'tallen' nëpër rrugët e Lionit...

Para ndeshjes Lyon-Besistas (21:00) për fazën e rregullt të Europa League

24 Tetor 2024, 18:33 Nga DOSJA
"Nuk jeni lodhur duke u rrahur?"... Fansat e Besiktasit

FRANCE - Tifozëve të Besiktas-it u është ndaluar të udhëtojnë drejt Lionit për të parë ndeshjen e sonte në sezonin e rregullt të Eurropa League mes dy skuadrave.

Megjithatë, disa tifozë të skuadrës turke janë parë në rrugët e qytetit francez, duke treguar pankarta provokuese që nxisin dhunë. 

"Tufë bastardësh... Nuk jeni lodhur duke u rrahur? Ne po vijmë,"- mund të lexohet në një pankartë të shkruar në frëngjisht, e cila, sipas RMC Sport, është shkruar nga një grup ultrasish nga Besiktas, e cila më vonë është shpërndarë në mediat sociale.

Tifozët turq madje ia dolën të vizatonin një burrë me ngjyrat e Besiktasit, duke goditur një tifoz me ngjyrat e Lyonit.

Gjithashtu sipas radios franceze, disa tifozë të Besiktasit do të jenë në stadiumin e Lionit, duke përfituar nga blerja e biletave nga komuniteti turk që banon në atë qytet.

Kujtojmë se, në prill të 2017-ës, dueli mes dy skuadrave në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa League u shënua me përplasje të dhunshme në tribuna.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll