Sport

VIDEO/ Ish-sulmuesi anglez dhe festa me 15 modele të Victoria's Secret: "Mendova, faleminderit Jezus, jam në parajsë!"...

Troy Deeney zbulon detaje për tre ditët, ku shpenzoi 300 mijë euro në Las Vegas, më 2014/15

24 Tetor 2024, 18:20 Nga DOSJA
VIDEO/ Ish-sulmuesi anglez dhe festa me 15 modele të Victoria's

ANGLI - Ish-sulmuesi anglez Troy Deeney tregoi, në podcastin 'Undr the Cosh', detaje për tre ditët, në të cilat ai shpenzoi 300 mijë euro në Las Vegas, menjëherë pasi klubi ku ai luajti, Watford, siguroi ngjitjen në Premier League, më 2014/15.

“Dëshiroj shumë të them, se i kam humbur paratë e mia në bixhoz (në kazino), por jo. Kam shpenzuar 96 mijë euro në një festë në pishinë, 96 mijë të tjera në MGM (hotel dhe kazino) dhe 72 mijë gjatë natës.

Ishim pesë futbollistë në një festë lamtumire… Ata na çuan në një festë beqarie me 15 modele kanadeze të Victoria's Secret dhe unë mendova “faleminderit Jezus, tani jam në parajsë,”- tregon lojtari, përpara se të shprehet se është penduar për gjithçka.

“E gjitha ishte për ego, ishte një idiotësi e rendit më të lartë. Në këtë pikë mund t’i përdorja ato 300 mijë euro...”, përfundoi ai.

Pas largimit nga fusha, Troy Deeney rrezikoi të fillonte një karrierë si trajner, por koha e tij në Forest Green Rovers, i vetmi klub që ka arritur deri më tani, ishte e shkurtër. Ajo zgjati vetëm... një muaj.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll