Aktualitet

U përfshinë në një sherr dhe përdorën armë imituese, dënohen me burg dy shqiptarë në Angli (EMËR+FOTO)

Mësohet se Eringlen Cani, 32 vjeç u dënua me katër vjet e tetë muaj burg, pasi u deklarua fajtor për prodhim kanabisi dhe armëmbajtje zjarri imituese, me qëllim për të shkaktuar frikë.

24 Tetor 2024, 21:57 Nga E. D
U përfshinë në një sherr dhe përdorën armë
Andi Cera dhe Eringlen Cani

ANGLI- Dy shqiptarë janë dënuar me burg në Angli. Mësohet se Eringlen Cani, 32 vjeç u dënua me katër vjet e tetë muaj burg, pasi u deklarua fajtor për prodhim kanabisi dhe armëmbajtje zjarri imituese, me qëllim për të shkaktuar frikë. Ndërsa  Andi Cera, 23 vjeç, u dënua me katër vjet e gjashtë muaj burg. Gjithashtu Cera u deklarua fajtor për prodhimi kanabisi dhe dhunë.

Siç raportohet dy të rinjt shqiptarë më 12 janar të këtij viti, në orët e para të mëngjesit, kan pasur një sherr të madh në një nga rrugët e Londrës. Gjatë përleshjes, Cani ka nxjerrë një armë zjarri që dukej reale, duke shkaktuar frikë te banorët e zonës. Cani është arrestua në vendngjarjes më 12 janar, ndërsa Cera më 5 prill.

andi cera eringlen cani

Sondazh

Poll