Aktualitet

Të shtënat me armë zjarri në Antwerp/ Gjykata e Brukselit lë në burg të dyshuarit

Gjithashtu të shtënat e javës së kaluar përfshinin dy grupe, një grup prej dy banorësh të Brukselit dhe një burrë nga Boom, dhe një grup prej dy shqiptarësh.

24 Tetor 2024, 20:40 Nga E. D
Të shtënat me armë zjarri në Antwerp/ Gjykata e Brukselit
pamje nga vendngjarja

BRUKSEL- Gjykata e Brukselit i ka lënë në burg të dyshuarit që u përfshinë në një shkëmbim zjarri në Antwerp. Gjithashtu të shtënat e javës së kaluar përfshinin dy grupe, një grup prej dy banorësh të Brukselit dhe një burrë nga Boom, dhe një grup prej dy shqiptarësh. Siç raportohet nga mediat vendase dy grupet u takuan në banesën e shqiptarëve në rrugën Jesus. 

Ata mund të kenë rënë dakord të shesin kokainë. Në një moment përplasja ka shkuar në të shtëna me armë zjarri ku në pjesën e barkut u plagos shqiptari Eno G. 32 vjec. Më pas u qëlluan dhe Salvatore P. 39 vjec dhe 23-vjeçari Arsen D., të cilët u plagosën. Të tre u transferuan në dy spitale të ndryshme, banorët e Brukselit në spitalin Cadix dhe shqiptarët në UZA në Edegem.

Avokatët e tyre u paraqitën në dhomën e këshillit të mërkurën në mëngjes. Gjykata vendosi të ndalojë të tre derisa të ketë më shumë qartësi për rrjedhën dhe motivin e të shtënave. Avokatët Jonathan Bogaerts dhe Johan Vangenechten po ndihmojnë shqiptarin Eno G.

“Klienti ynë vetëm së fundmi është transferuar nga kujdesi intensiv në një repart të rregullt në spital. Ai ende nuk ka mundur të merret në pyetje”, thanë dy avokatët.

te shtenat ne bruksel

Sondazh

Poll