Aktualitet

Pësoi arrest kardiak, 58-vjeçarja nga Malajzia gjendet e pajetë në tualetin e hotelit në Shkodër

Gjithashtu dyshohet se 58-vjeçarja me iniciale M.A ka pësuar arrest kardiak. 

24 Tetor 2024, 21:48 Nga E. D
Pësoi arrest kardiak, 58-vjeçarja nga Malajzia gjendet e pajetë
fotot ilustruese

SHKODËR- Një 58-vjeçare është gjetur e pa jetë mbrëmjen e sotme në një hotel në qendër të qytetit të Shkodrës. Gjithashtu dyshohet se 58-vjeçarja me iniciale M.A ka pësuar arrest kardiak. Sakaq, grupi hetimor ka nisur menjëherë punën për të sqaruar rrethanat e këtij rasti dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:00, në tualetin e një hoteli në qendër të qytetit, është gjetur e pajetë shtetasja M. A. 58 vjeçe, banuese në Malajzi, e cila dyshohet se ka pësuar arrest kardiak. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethana të rastit dhe të shkakut të saktë të humbjes së jetës së 58 vjeçares.

policia e shkodres

Sondazh

Poll